“Fshihen” 21 pika të zeza në rrugë – ARRSH hap tenderin 58.1 milionë lekë, synohet rritja e sigurisë rrugore

21 pika në segmente të ndryshme rrugore, të identifikuara si burim aksidenti do të eleminohen, duke synuar rritjen e sigurisë në rrugë. Autortieti Rrugor Shqiptar ka hapur një tender me vlerë 58.1 mln lekë, ndërsa ka evdientuar dhe pika e zeza në rrjetin rrugor kombëtar, ku do të duhet të ndërhyhet.
Vendet ku do të ndërhyhet ndodhen në Velipojë, në segmentet Fier – Levan, Plepa – Rrogozhinë, Cerrik – Banjë, etj. Sipas dokumenteve të tenderit, lista me pikat më problematike është bazuar në informacionin e marre nga Policia Rrugore dhe Instituti i Transportit, lidhur me prioritetin e Pikave te Zeza, dhe njëkohësisht bazuar ne databazen e aksidenteve me numrin me te larte te fataliteteve dhe plagosjeve te renda, ndërsa theksohet se kërkohet ndërhyrjen e menjëhershme per eliminimin e tyre.
Ndërhyrjet janë në varësi të secilës prej tyre, duke përfshirë ndriçimin, vendosjen e tabelave orientuese, zgjerimin e rrugës, ashpërsim asfalti për tërheqjne e vëmendjes së drejtuesve të mjeteve, etj. Me shpalljen e fituesit të tenderti, kompania do të kenë 8 muaj kohë për ekzekutimin e kontratës. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave në periudhën janar-qershor të këtij viti janë shënuar 581 aksidente rrugore.
PIKAT E ZEZA KU DO TË NDËRHYHET:
- Kryqëzimi Bërdicë – Velipojë Pika 1
- Kryqëzimi Bërdicë – Velipojë Pika 2
- Kryqëzimi Cërrik – Banjë
- Jergucat – Qafë Muzinë
- Aksi Fier – Levan
- Kryqëzimi Fier Shegan
- Dalje Vilë Bashtovë
- Dalje Gosë qendër
- Dalje Gosë jug
- Dalje Kavajë veri (Plepa-Rrogozhinë)
- Dalje Kavajë jug (Plepa-Rrogozhinë)
- Dalje Kavajë jug (Rrogozhinë-Plepa)
- Hyrje autostrada Plepa-Rrogozhinë
- Dalje autostrada-Hyrje Plepa
- Hyrje Bypass Arapaj Shkozet
- Hyrje Mbikalimi Shkozet (Plepa-Shkozet)
- Hyrje Mbikalimi Shkozet (Tiranë-Plepa)
- Ura e Lizës Elbasan (Elbasan-Librazhd)
- Labinot – Mbikalimi i Trenit
- Nyja Qafë Kashar
- Tiranë Rinas përballë Megatek
Ola Mitre / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.