Gjetja e “gjysmës” tjetër, sa e dobishme financiarisht? – Qytetet më romantike dhe indeksi i kostos së dashurisë
Dita e Shën Valentinit vjen me dhuratat, surprizat, vaktet romantike dhe takimet me partnerin. Federata Kombëtare e Shitjes me Pakicë parashikon që një amerikan mesatar do të shpenzojë 186 dollarë për Shën Valentinin këtë vit.
Kjo shumë do të jetë shumë më e lartë në disa qytete sesa në të tjera. Duke përdorur të dhënat nga indeksi më i fundit i kostos së jetesës të Economist Intelligence Unit është krijuar ‘indeksi i kostos së jetesës’.
Në këtë listë renditen qytetet më të shtrenjta në botë për të shkuar për një natë romantike: duke filluar me pije në një hotel luksoz, pasuar nga një vakt i kushtueshëm me dy pjata dhe një udhëtim në kinema, një taksi për në shtëpi dhe një shishe verë e në fund.
Sipas kësaj liste janë çiftet në Shangai ata shpenzojnë më shumë para në një takim, sipas të dhënave të Economist Intelligence Unit. Banorët atje mund të shpenzojnë rreth 600 dollarë për këtë natë. Në Damask, qyteti më i lirë në botë, takimi do të kushtonte më pak se 8 dollarë. Parisi është qyteti më i shtrenjtë në Europë ndërsa Nju Jorku më i shtrenjti në Amerikën e Veriut.
Me 567 dollarë, çiftet në Nju Jork do të duhej të shpenzonin secili rreth 100 dollarë më shumë për të marrë të gjithë ‘paketën’ e ditës së Shën Valentinit. Këto çmime janë rritur gjatë pesë viteve të fundit: kostoja mesatare e dashurisë në 15 qytetet kryesore është rritur me 10% që nga viti 2019, me çmimet në Karakas, kryeqyteti i Venezuelës, që shënon një rekord të ri.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.