Lojërat Olimpike në Paris rrisin çmimet – Biletat janë pothuajse të shitura. Ato që mbeten kushtojnë 2700 euro!
Ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike 2024 në Paris premton të jetë spektakolare: në ujërat e Siquan, një linjë maunesh do të transportojë rreth 10.000 atletë në bregun pranë Kullës Eifel, me gjysmë milioni spektatorë që mbushin itenerarin prej gati 6 kilometrash. Ata që presin të kenë një nga 100 mijë vendet duhet të kenë shumë fat. Kjo pasi biletat pothuajse janë shitur dhe ato që kanë mbetur kushtojnë shuma të pabesueshme, rreth 2700 euro.
Për të parë garat e njohura si noti biletat tani ofrohen vetëm përmes paketave speciale të mikpritjes që fillojnë nga 875 €. Për finalen instrumentale të femrave, një sport gjithmonë i preferuar për spektatorët, duhen rreth 1799 euro, sipas New York Times. Organizatorët e Lojërave Olimpike të Parisit vendosën një qëllim ambicioz, për ta bërë këtë ngjarje të aksesueshme për shumë njerëz. Kostoja, megjithatë, është e lartë. Gjashtë muaj para se flaka olimpike të shkëlqejë në Qytetin e Dritës këtë verë, çmimi për të hyrë në lojërat më të kërkuara, për të mos përmendur akomodimin dhe transportin, është rritur shumë.
Çmimet për shumë hotele dhe dhoma me qira janë dyfishi ose trefishi i kostos së zakonshme për verën – mesatarisht 1000 euro në natë në vend të 300 euro – dhe në disa raste katër herë më shumë. Biletat e avionit po rriten me shpejtësi. Bileta e metrosë dyfishohet për sezonin olimpik. Edhe Muzeu i Luvrit dhe Pallati i Versajës rritën koston e biletës.
Priten rreth 15 milionë vizitorë, por ka vetëm 85.000 dhoma për mysafirë, kështu që hotelierët po përfitojnë maksimalisht nga kërkesa shpërthyese. Kështu do të bëjnë parizienët: shumë do të largohen nga qyteti dhe do të japin me qira apartamentet e tyre me çmime të larta. Çmimi mesatar i Airbnb për datat olimpike tejkaloi 500 euro për natë. Qeveria franceze ka njoftuar se nuk do të ndërhyjë tek çmimet, por do të forcojë kontrollet mbi hotelet dhe apartamentet me qira. Që nga fillimi i shitjeve, rreth një vit më parë, janë dhënë afro shtatë milionë bileta.
Megjithatë, vende mund të gjenden ende, veçanërisht në ngjarjet sportive në objektet jashtë Parisit. Presidenti i komitetit organizativ të Parisit 2024, ‘mbrojti’ çmimet dhe tha se biletat ishin më të lira se ato në Lojërat Olimpike të Londrës 2012.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.