Gjetja e Kirgizstanit për të tërhequr turistët: Pirja dhe larja në qumështin e fermentuar të pelës!

Një vend i njohur për alpinistët, shteti i Azisë Qendrore, Kirgizstani po kërkon të zgjerojë tërheqjen e tij turistike duke promovuar atë që vendasit thonë se është një mënyrë unike për të forcuar sistemin imunitar – pirja dhe larja në qumështin e fermentuar të pelës.
Rëndësia e “kumis”-it, produkti i qumështit i popullarizuar në të gjithë rajonin, për kulturën kirgize tregohet nga fakti se emri kryeqyteti i ish-republikës sovjetike, Bishkek, është vendosur në bazë të një procesi që përdoret për të prodhuar qumështin e fermentuar.
Qumështi i freskët, i njohur si ‘saamal’, është gjithashtu i disponueshëm për vizitorët të cilët mund të zgjedhin midis akomodimeve të stilit perëndimor dhe jetesës në një tendë në male për të përjetuar plotësisht stilin e jetesës tradicionale Kirgizstan.
Pjesa më e madhe e turistëve vendosën të përjetojnë këtë eksperiencë të frymëzuar nga miq të tyre që kishin qenë më parë, duke e konsideruar shijen e këtij qumështi si unike dhe të pakrahasueshme.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.