Greva në Kosovë, sindikatat kërkojnë rritje page – Mësuesit bojkotojnë ditën e parë të shkollës, kërkojnë 100 euro shtesë

Viti i ri shkollor në Kosovë ka nisur me grevë dhe protestë. Sindikata e Arsimit të Kosovës ka njoftuar se mësuesit janë në grevë për shkak të vështirësive financiare pasi nuk i janë dhënë pagat e gushtit. Greva kishte disa ditë që është paralajmëruar dhe ka si kusht kryesor rishikimin e ligjit të pagave dhe rritjen e tyre me 100 euro për përballimin e krizës ekonomike.
Ministri i Financave, Punës dhe Trasnfereve të Kosvës, Hekuran Murati ka reaguar duke thënë se në ligj është vendosur për rishikimin dhe një pjesë e pagave të mësuesve është likuiduar
“Sot është bëtë vetëm pjesërisht ekzekutimi i pagave, për shkak se procesimi dhe përgatitja e llogaritjes së pagave merr kohë. Mirëpo siç e dini që greva e deklaruar nga SBASHK-u dhe BSPK, ka kriju nevojën që të procesohen edhe llogaritjet nga ato organizata buxhetore që ndikohen nga greva e shpallur dhe marrë parasysh që sipas ligjit detyrimi i punëdhënësit gjatë kohës sa punëtori është në grevë, pezullohet, ne kemi marrë për detyrë që të përditësohen listat e pagave”
Një reagim ka ardhur dhe nga Ministrja e Arsimit të Kosovës, Arbërie Nagavci e cila u kërkon mësuesve të mos pezullojnë mësimin.
Në anën tjetër, Këshilli i Prindërve i Kosovës dhe i Nxënësve, përmes një deklarate në rrjete sociale kanë kërkuar nga Qeveria dhe Sindikata që të dialogojnë. Sipas tyre, nga kjo situatë më së shumti dëmtohen fëmijët dhe prindërit.
Në protestë është ngritur përveç Sindikatës së Arsimit të Kosovës dhe Bashkimi i Sindikatave të Pavarura. Edhe ditë më parë këto sindikatat u futën në grevë duke bllokuar punën prej disa orë. Ata kërkojnë miratimin në Kuvendin e Kosovës të Ligjit të Pagave, i cili do t’i rregullonte pagat në sektorin publik në bazë të një hierarkie të detyrave, por deri në miratimin e tij, kërkojnë shtesa në pagë prej 100 eurove në muaj.
Ministria e Punëve të Brendshme e ka proceduar Projektligjin për paga në konsultime paraprake më 17 gusht. Projektligji duhet të kalojë procedurat e konsultimeve paraprake si dhe pas miratimit në Qeveri e Kuvend, do të publikohet në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës dhe hynë në fuqi tetë muaj pas publikimit në këtë gazetë.
Teksa në njërën shkollat nuk po zhvillojnë mësim, nga ana tjetër ministrja e arsimit Arbërie Nagavci ministrja dhe Evis Kushi përuruan abetaren e përbashkët Shqipëri-Kosovë.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.