Gruri vendas, prodhimi pritet të rritet me 20 % – Sinani: Mbështetja për fermerët e pamjaftueshme, duhen masa shtesë!

Mbështetja e fermerëve në masën 30 mijë lekë për hektarë për nixtjen e prodhimit të grurit në vend , pritet që të rrisë sipërfaqen e mbjellë dhe produktin final deri në 20 për qind.
Megjithatë, në një intervistë për SCAN TV, prof dr. Abdyl Sinani, ekspert në fushën e ushqimit, shprehet se kjo mbështetje nuk mjafton për arritjen e qëllimit dhe qeveria duhet të aplikojë masa ekstra dhe të vendosë më shumë fonde në dispozicion.
Sipas tij përpos mbëhstetjes, fitimi i fermerëve që prodhojnë grurë është më i ulët, çka kërkon nxitje të mëtjeshme. Po ashtu edhe parcelizimi i tokave nuk është favorizues.
Nga 1 shtatori deri më datën 23 shtator, fermerët do të kenë mundësinë që të aplikojnë përmes e-albania për të marrë mbështetje financiare për kultivimin e grurit në sezonin e ri të mbjelljeve. Sipas të dhënave zyrtare të instat fermerët shqiptarë prodhojnë mesatarisht 233 mijë ton grurë në vit.
Elisabeta Dosku / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.