Hacker-i vjedh të dhënat e 1 milion banorëve – Të dhënat që u vodhën nga policia e Shanghai-t u shitën për 10 Bitcoin
Sipas ekspertëve kinezë kjo mund të jetë shkelja më e madhe e sigurisë informatike në historinë e vendit. Një hacker ka vjedhur nga policia e Shanghait të dhënat e 1 milion banorëve, të cilat më pas i ka shitur
Një haker ka hyrë në bazën e të dhënave të policisë të Shanghait dhe pati akses tek të dhënat personale të një miliard kinezëve. Arkivi prej 23 terabyte u vu në shitje në internet për 10 bitcoin, më shumë se 198 mijë dollarë
Nuk është ende e qartë se si hacker u fut në bazën e të dhënave të policisë. Hetimet e para flasin për një qasje të përfituar nga një shoqëri cloud computing e grupit Alibaba, e quajtur Aliyun, në serverat e të cilëve ndodhej arkivi. Hacker-i anonim, i identifikuar vetëm si Chinadan, shpalli shitjen e të dhënave në forumin Breach Forums.
Të dhënat përmbanin emra, adresa, vendlindje, numra identifikues të kartave të identitetit dhe numra celulari të banorëve të Shanghait. Si provë, hackeri shpërndau një kampion prej 750 mijë të dhënash, si dhe numrin e blerëzve të interesuar
Në vitet e fundit vendi ka përjetuar disa rrjedhje të të dhënave në internet. Në vitin 2016 në Tuiter u publikuan informacione të ndjeshme të menaxherëve dhe sipërmarrësve kinezë, përfshirë dhe themeluesin e Alibaba. Në vitin 2020, rrjeti social më i famshëm kineze, Sina Ueibo, pranoi vjedhjen e të dhënave të më shumë se 538 milion përdoruesve.
Në vitin 2022, bazat e të dhënave të policisë kineze në rajonin e Xinjiang u hakeruan për të marrë dëshmi për abuzimet e kryera nga qeveria e Pekinit ndaj minoritetit etnik të ujgurëve.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.