Hendeku gjinor në punësime – Përmirësimi i shëndetit të grave, 1 trilion dollarë në vit ekonomisë globale
Çdo 1 dollar i investuar në përmirësimin e shëndetit të grave mund të kthejë 3 dollarë në ekonomi pasi cilësia e jetës përmirësohet dhe gratë mund të marrin pjesë aktive në fuqinë punëtore. Kjo mund të çojë në shtatë ditë shtesë të shëndetshme çdo vit për çdo grua, ose më shumë se 500 ditë gjatë jetës së saj.
Hulumtimi nga Forumi Ekonomik Botëror dhe Instituti Shëndetësor McKinsey, zbuloi se mesatarisht gratë janë në shëndet të dobët për 25% më gjatë se burrat dhe se kjo mund të reduktohet me pothuajse dy të tretat nëse hendeku shëndetësor eliminohet.
Raporti përcaktoi hendekun shëndetësor për sa i përket viteve të jetës të përshtatura me aftësinë e kufizuar – numrin e viteve të humbura për shkak të shëndetit të keq, paaftësisë ose vdekjes së hershme – dhe shkallën në të cilën ky hendek rezulton nga barrierat strukturore dhe sistematike me të cilat përballen gratë.
Në raport u cituan studime nga Danimarka që tregojnë se gratë diagnostikohen më vonë se burrat për një sërë sëmundjesh – deri në 2.5 vjet më vonë për kancer, ndërsa sëmundjet metabolike si diabeti diagnostikohen mesatarisht 4.5 vjet më vonë. Shëndeti i grave shpesh thjeshtohet për të përfshirë vetëm shëndetin seksual dhe riprodhues, gjë që nënvlerëson barrën për shëndetin e grave.
Gratë shpesh përballen me kushte që nuk janë fatale, por mund të jenë paaftësi dhe të ndikojnë në cilësinë e jetës së tyre.
Publikimi i raportit përkoi me fillimin e Aleancës Globale për Shëndetin e Grave, një platformë globale shumë-sektoriale për të përmirësuar investimet në shëndetin e grave. Të paktën 42 organizata kanë nënshkruar për të mbështetur aleancën, duke premtuar 55 milionë dollarë.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.