Dobësohet Dollari amerikan ndërsa Paundi britanik forcohet ndjeshëm!
Dollari amerikan blihet këtë të martë me 94.7 lekë dhe shitet me 95.6 lekë në raport me një ditë më parë duke shënuar zbritje këtë mëngjes sipas kursit të këmbimit lokal.
Monedha europiane sakaq blihet sot me 103.5 lekë dhe shitet me 104.1 lekë duke mos shënuar luhatje të ndjeshme të kuotës këtë mëngjes.
Franga zvicerane shfaqet konstante mëngjesin e sotëm duke u blerë sot me 109 lekë dhe duke u shitur me 110 lekë krahasuar më ditën e djeshme referuar tregut të brendshëm valutor.
Paundi britanik është valuta vetme nga kryesoret që ka regjistruar rritje të kuotës mëngjesin e kësaj të marte teksa blihet sot me 120.4 lekë dhe shitet me 121.5 lekë.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.