Heqje licence bizneseve që s’kanë vrojtues plazhi – Propozimi, pas ngjarjeve të fundit në bregdetin shqiptar

Të nxitur nga ngjarjet e fundit në Shqipëri ku të rritur por dhe të rinj kanë humbur jetën në plazhet shqiptare si pasojë e mungesës së vrojtuesve, shoqëria civile ka protestuar këtë të premte përpara Ministrisë së Turizmit duke propozuar heqjen e licencës për bizneset bregdetare që nuk kanë vrojtues.
“Të gjitha stacionet e plazhit duhet të garantojnë shërbimin me vrojtues plazhi përgjatë gjithë kohës që subjektiushtron aktivitetin e tij, për çdo 80 m vijë lineare bregdetare. Shumica e subjekteve nuk kanë roje plazhi. Gjatë kohës që kemi qenë në bregdet për të firmosur peticionin e plazheve publike, një nga shqetësimet kryesore të pushuesve ishte pikërisht mungesa e vrojtuesve. Jo në 80 m që nuk i pamë, po as në 800 m jo e jo.Në plazhet e Shqipërisë tragjikisht po humbin jetë njerëzish.. Kjo nuk është një situatë normale, është një situatë alarmante”, u shpreh Marsel Rupi, aktivist.
Në total, në mbarë vendin janë 1800 stacione plazhi për të cilat janë dhënë leje.
Marinela Lina / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.