Policëve privatë u rriten paga dhe u hiqen armët – Ligji i ri: Më shumë kontroll nga Policia e Shtetit

Shërbimi privat i sigurisë fizike, ose ato që gjerësisht njihen si polici private, do i nënshtrohet ndrsyhimeve rrënjësore duke nisur nga rritja e rrogave, te heqja e armëve të sulmit, ndalimin e nënkontraktimeve nga një kompani te tjetra, përshtatshmërinë e punonjësve apo trajnimin e tyre. Është hedhur për konsultim publik tashmë drafti me ndryshimet, të cilat do të sjellin një numër të madh risish në funksionimin e këtyre subjekteve por edhe përmirësimin e konkurrencës. Ndërkohë që bie në sy që drafti parashikon më shumë kontroll ana e strukturave të Policisë së Shtetit ndaj këtij shërbimi, duke vendosur një rregjim të rreptë kontrolli dhe monitorimi, sepse ende nga subjektet e SHPSF, sipas relacionin shoqërues, ka shkelje të ligjit, mos plotësim të detyrimeve ndaj punonjësve të punësuar etj.
Një risi tjetër që sjell me vete drafti është lejimi i subjekteve të huaja të ushtrojnë këtë aktivitet.
Përveç kësaj, drafti synon përmirësimin e cilësisë së shërbimeve, duke u bërë të mundur SHPSF-ve të rekrutojnë dhe të mbajnë një fuqi punëtore më cilësore dhe më të motivuar, duke përcaktuar si pagë minimale për punonjësit privat të sigurisë, atë prej 50% më të lartë se paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi.
Ndryshimet ligjore parashikojnë edhe rregullimin e kontrollit të armatimit në zotërim të këtyre subjekteve, duke bërë reduktimin e tyre dhe eleminimin e armatimit ushtarak të sulmit nga arsenali i tyre.
Përmirësimi i procedurave të verifikimit dhe kontrollit të personelit të SHPSF-ve, përfshirë aksesin tek të dhënat fizike e elektronike që kanë të gjitha institucionet.
Shtetërore, është një tjetër synim i projektligjit, ndërkohë që parashikon edhe masa shtërnguese në drejtim të automjeteve të blinduara që këtij shërbimi i janë dhënë në dispozicion, me qëllim përdorimin e tyre vetëm për qëllimin për të cilat ato janë miratua.
Lorenc Rabeta / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.