Nga 624 plazhe në Durrës, me taksa vetëm 4! – Tare: Turizmi humbi shansin të bëhej formal

Në një intervistë eksluzive për Emisionin Vetting, Auron Tare, ish Drejtor i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit flet me nota mjaft kritike për cilësinë e turizmit që ofron Shqipëria. Një prej motiveve kryesore, sipas tij, është zënia e plazheve nga të fortët prej dekadash, ndërkohë që duhet të kishte një garë për marrien e parcelave në përdorim.
Tare thotë se vetëm në bregdetin e Durrësit numëroheshin 623 parcela të dhëna në përdorim, të cilëve nuk u njiheshin pronarët, ndërkohë që vetëm 4 prej tyre paguanin taksa.
Tare thotë se Shqipëria është ende larg niveleve të duhura në ccdo tregues të turizmit, duke nisur nga cilësia e shërbimit, te cilësia e ujit apo e infrastrukturës.
Lorenc Rabeta / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.