Inflacioni, familjet amerikane humbin kursimet – Bankat e mëdha: Më të varfërit do vazhdojnë të paguajnë
Dorina Kurtaj/ SCAN
Bankat e mëdha amerikane kanë paralajmëruar se amerikanët me të ardhura më të ulëta po tregojnë shenja stresi financiar vetëm disa muaj para zgjedhjeve presidenciale.
Në rezultatet e tremujorit të dytë, JPMorgan Chase, Citigroup, Uells Fargo dhe BNY dërguan një mesazh paralajmërues për konsumatorët me kursime më të ulëta që përballen me çmime më të larta. Programet stimuluese të qeverisë gjatë pandemisë i kanë ndihmuar ata të jenë më pak të dëmtuar nga inflacioni në vitet e fundit, por pasi familjet i kanë shpenzuar ato para, shëndeti financiar i konsumatorëve mund të luajë një rol kritik në rezultatin e zgjedhjeve presidenciale këtë nëntor.
Ndjenja e konsumatorit mbetet “vazhdimisht e ndrydhur” dhe ra në nivelin më të ulët të tetë muajve prej 1966-ës, sipas sondazhit të fundit të Universitetit të Miçiganit. Llogaritë bankare janë bosh – Blerjet me kredi dhe kreditë konsumatore janë ulur.
Fitimet në biznesin e huadhënies konsumatore të Citi në SHBA, i cili përfshin kartat e kreditit, ranë 74% nga një vit më parë. Zyrtari kryesor financiar i bankës, tha se shpenzimet e konsumatorit po ngadalësoheshin në të gjithë bordin, me bilancet e llogarive tani më të ulëta se sa ishin para pandemisë.
Shqetësimet e bankierëve për amerikanët me të ardhura më të ulëta i bënë jehonë një paralajmërimi nga një kompani shumëkombëshe, që tha se vëllimi i shitjeve të saj në Amerikën e Veriut po goditet nga ndikimi i inflacionit të viteve te konsumatorët me të ardhura më të ulëta.
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.