Sa paguhet për një apartament me qira ditore? – Eksperti Beti: Pritshmëri për rritje si rrjedhojë e turizmit
Diamila Leka/ SCAN
Një nga format e investimit është përmes pronave të patundshme duke i dhënë me qira ditore në platformat Booking apo Air BnB dhe të ngjajshme. Por duke parë që shteti shqiptar vendosi formimin e këtij sektori, si ka ndikuar ky ligj?
“Tashmë ne po futemi në rrugën e formalizimit pas nëntorit të vitit të kaluar, qeveria mori një nismë që të gjithë bizneset AirBnB të regjistrohen të kenë një numër nipti. Në vitin 2022 sipas të dhënave ne kemi pasur 2.9 miliardë dolarrë tëqarkulluara nëpërmjet booking, airBnB, dhe gjithë platformave të qirave ditore.”
“Por duke shtuar numrin e turistëve, kjo gjë ka reflektuar dhe në shtimin e kërkesave. Por në lidhje me çmimet si kanë ndryshuar në lidhje me vitin e kaluar?”
“Ka një sërë elementësh që definojnë çmimet varet pallati i ndërtimit, pallat egzistues, pallat i ri, me ashensor, ai mobiluar mirë është. Ka një sërë elementësh që ndikojnë në çmim, por le të themi që fillojnë nga 30 euro dhe shkojnë deri në 200 euro nata për ata të cilat janë me 5 yje.”
Por si ka ndikuar formalizimi i sektorit përmes ligjit në çmimin e tyre?
“Është konstante, formalizimi i ligjit bëri të mundur që ata të cilët do duan ta kryejnë këtë aktivitet dhe ta kenë një biznes, do kenë më shumë sukses. Ata të cilët e kanë patur si një eksperiencë, ose një mënyrë e re për të gjeneruar disa para për momentin nuk e kanë parë si një investim afatgjatë, janë tërhequr dhe kuptohet që kanë dalë nga tregu.”
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.