Shqipëria prodhoi 1.4 milionë ton perime – Cili është qarku më tokën më të “varfër” dhe kush “punon” më shumë?
Elisabeta Dosku/ SCAN
Shqipëria ka prodhuar rreth 1.4 milionë ton perime “Made in Albania”, nga të cilat një pjesë e konsiderueshme shkon për konsumin vendas dhe pjesa tjetër për eksport.
Në grupin e perimeve të prodhuara përfshihen perimet e njoma, perimet e thata, dhe bostanoret.
Nëse do të analizojmë prodhimin përgjatë vitit 2023 të ndarë sipas qarqeve, referuar të Dhënave të INSTAT, duket se kryeson qarku i Fierit, me një sasi prej 544 mijë ton. Qark ky që ka në dispozicion fusha të mëdha pjellore, klimë të përshtatshme, por edhe që ka investuar në ndërtimin e serave për të nxjerrë prodhim përpara sezonit . E llogaritur në përqindje, qarku i Fierit zë 38.86% të prodhimit total në mbarë vendin.
Një peshë të konsiderueshme të prodhimit të perimeve zë edhe qarku i Tiranës, që pason fierin, me rreth 154 mijë ton në vit.
Më pas renditet qarku i Beratit me 138 mijë ton prodhime të nxjerra për konsum gjatë 2023, ndjekur nga qarku i Elbasanit me 111 mijë ton dhe qarku i Durrësit me 104 mijë ton.
Pjesa tjetër e qarqeve prodhojnë sasi nën 100 një mijë ton. Ndër qarqet që kanë prodhimtari më të ulët të perimeve janë Gjirokastra dhe Kukësi, me afro 14 mijë ton secili. Kjo për shkak edhe të kushteve klimatike.
Dominancën në eksport e ka qarku i Fierit, ku janë ndërtuar edhe qendra të mëdha grumbullimi që kujdesen për të gjithë zinxhirin e prodhimit deri në tregtimin e tij jashtë kufijve.
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.