Tender për rehabilitim në HEC KOMAN – KESH hap procedurën për galerinë, sheshin dhe dekovilin
Kooporata Elektroenergjetike Shqiptare ka shpallur tenderin për rehabilitimin e galerisë së pjerrët në Hidrocentralin e Komanit, për dekovilin e ri dhe për rikonstruksionin e sheshit mes galerisë së pjerrët dhe shpatit të djathtë në digën e Komanit.
Fondi limit është rreth 90 milionë lekë.
Qëllimi dhe objektivi i kësaj kontrate është realizimi i një projekti zbatimi, i cili ka synim përmirësimin e infrastrukturës operuese në galerinë e monitorimit dhe të sheshit në anë të saj.
Realizimi dhe zbatimi i këtij projekti, do të ketë objektiv përmirësimin e kushteve teknike edhe rritjen e sigurisë gjatë operimit si dhe rritjen e jetegjatësisë së veprës në terësinë e saj.
Ky projekt do të bëjë të mundur rehabilitimin e sheshit në krah të galerisë duke e bërë atë funksional dhe eficent.
Gjithashtu ky projekt synon rehabilitimin e Galerisë së pjerrët në terësi si dhe montimin brenda saj, të një Dekovili të Ri.
Hidrocentrali i Komanit është një nga tre hidrocentralet e kaskadës së Drinit, i cili administrohet nga KESH. HEC Koman është ndërtuar në vitin 1985 dhe ka një fuqi të instaluar prej 600 KWH.
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.