Poli i Sigurisë Kibernetike do të ndërtohet në Sauk – Sipërfaqja totale e objektit mbi 9 mijë metër katror
Shqipëria do të ketë një Pol të Ri të Teknologjisë së Informacionit dhe Sigurisë Kibernetike.
Vendodhja e tij parashikohet të jetë në Sauk. Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur një tender me fond limit 673 milionë lekë për realizimin e këtij projekti.
Projekti zhvillohet përgjatë unazës së Tiranës, në rrethrrotullimin që lidh zonën e Saukut dhe Liqenin Artificial.
Projekti fokusohet në zhvillimin e ambienteve multifunksionale, përgjithësisht me karakter zyrash me qëllim krijimin e një poli në fushën e sigurisë kibernetike. Territori zë një hapësirë prej 9600 metër katror.
Projekti parashikon që Poli i ri të përbëhet nga katër objekte 4 katësh që lidhen me një platformë në katin +1, dhe me një kat nëntokesor parkimi.
Sipërfaqja totale e objektit do të jetë 9 mijë e 382 metër katror.
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.