Inflacioni në Turqi, mbi 80% – Ky është niveli rekord që thyen atë të verës në vitin 1998

Niveli i inflacionit në Turqi duket i pandalshëm. Në muajin gusht rrritja e cmimeve të mallrave të konsumit ishte më shumë se 80% në krahasim me 79.6% në muajin korrik. Ky është një rekord i ri që lë prapa atë të shënuar në verën e vitit 1998. Zhvlerësimi i rëndë i lirës turke vazhdon, me presidentin Erdoan që faktikisht i ndalin bankës qendrore që të rregullojë inflacionin duke rritur normat e interesit, si veprojnë të gjitha bankat qendrore autonome në këto kushte. Por në Turqi në mes të muajit gusht banka qendrore uli normat e interesit nga 14 në 13%. Lira turke brenda një viti ka humbur pothuajse 55% të vlerës së saj në shkëmbim me dollarin amerikan.
Çmimet janë rritur më shumë në sektorin e transportit me 116.87%, mobilimit të shtëpisë 92.02%, ushqimit dhe pijeve joalkoolike 90.25%, pijeve alkolike dhe duhanit 82.49%, hotele dhe restorante 80.95%. Të dhënat janë në linjë me rritjen e vazhdueshme të inflacionit të regjistruar në vitin e fundit dhe përfaqëson rritjen më të lartë të cmimeve që nga 1998.
Duke filluar që nga fundi i 2021-shit u regjistrua një rritje e cmimeve paralelisht me zhvlerësimin e lirës turke. Në muajin gusht banka qendrore turke uli sërish normat e interesit me 100 pikë bazë duke i cuar në 13%, pasi i kishte mbajtur të qëndrueshme që nga dhjetori 2021.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.