Irani dërgon automjete në Rusi – Vizita e presidentit rus Putin për të ndërtuar marrëdhënie të reja

Fabrika kryesore për prodhimin e automjeteve në Iran po përpiqet t’i japë prioritet eksporteve drejr Rusisë, meqënëse të dy vendet janë objektiv i sanksioneve ekonomike perëndimore.
Iran Khodro prezantoi modelin e fundit të automjetit Rira në fabrikën e vendosur në perëndim të Teheranit, ku dhe u prezantuan ambiciet e prodhuesit për tregun rus.
Sipas tij nga këndvështrimi i opsioneve, cilësisë dhe stilit, ky lloj automjeti mund të konkurojë plotësisht me të gjitha modelet në tregjet në Rusi, Azerbajxhan, Oman dhe Irak. Ai theksoi se volumi i tregut rus është më i madhi i të gjitha vendeve pranë Iranit.
Shoqëria në fjalë dhe më parë ka eksportuar automjete në Rusi në mënyrë të vecantë në periudhën 2007 – 2009.
Vendimi vjen pasi presidenti rus Vladimir Putin vizitoi Teheranin në muajin korrik ku u takua me homologun e tij Ebrahim Raisi dhe liderin suprem Ajatollah Ali Khamenei.
Rusia është objektiv i sanksioneve gjithnjë e më të ashpra që nga pushtimi i Ukrainës në muajin shkurt, ndërsa Irani është përballur me sanksione që rihynë në fuqi në vitin 2018 kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës u tërhoqën në mënyrë të njëanshme nga një marrëveshje për programin bërthamor mes Teheranit dhe fuqive të mëdha.
Të dy vendet i janë përgjigjur sanksioneve duke përforcuar bahskëpunimin në sektorë të rëndësishme për të përforcuar mbështetjen ndaj ekonomive përkatëse.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.