Italia, rekord për numrin e radarëve të shpejtësisë – Të ardhurat nga gjobat u rritën 61.7%. Qytetarët: Po trajtohemi si bankomatë!
Italia ka numrin më të madh të radarëve të shpejtësisë të instaluara përgjatë rrugëve në krahasim me vendet e tjera të Europës. Vlerësimet e fundit, sipas shoqatës së konsumatorëve, regjistrojnë 11.130 mijë pajisje automatike të zbulimit të shpejtësisë në të gjithë gadishullin, më shumë se Britania e Madhe që numëron rreth 7.700, Gjermania mbi 4.700 dhe Franca 3.780.
Të ardhurat nga gjobat e kamerave të shpejtësisë u rritën me 61.7% midis 2021-shit dhe 2022-shit
Bazuar në të dhënat e Ministrisë së Brendshme, në vitin 2022, 20 qytetet kryesore italiane kanë mbledhur gjithsej 75.891 milionë euro falë gjobave të larta nëpërmjet radarëve të shpejtësisë, me një rritje prej +61,7% krahasuar me 46.921milionë euro të ardhura të regjistruara në vitin 2021.
Qyteti me të ardhurat më të larta nga radarët e shpejtësisë është Firenze, e barabartë me 23.2 milionë euro, e ndjekur nga Milano pothuajse 13 milionë, Genova 10.7 milionë dhe Roma 6.1 milionë.
Më pas janë rastet anormale të disa rrugëve, siç është rruga shtetërore 372 “Telesinë”, e mbushur me stacione radarësh shpejtësie, me kufizime shpejtësie që janë modifikuar me kalimin e kohës, duke krijuar konfuzion tek shoferët dhe duke sjellë një breshëri sanksionesh.
Shoqata e konsumatorëve bën apel që bashkitë të ndjekin sigurinë rrugore dhe garantojnë sigurinë e shoferëve nëpërmjet përdorimit më të kujdesshëm të radarëve të shpejtësisë, të instaluara shumë shpesh me qëllimin e vetëm për të fituar para’ dhe për të përdorur qytetarët si bankomate.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.