Izraeli teston me sukses sistemin e mbrojtjes ajrore Sea Dome! (FOTOT)
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë miratuar një version me anije të sistemit të mbrojtjes ajrore Iron Dome të quajtur C-Dome (“Sea Dome”).
Sistemi ka kaluar së fundmi testet përfundimtare të suksesshme nga Marina izraelite, Drejtoria e Mbrojtjes Raketore e Ministrisë së Mbrojtjes dhe zhvilluesi i sistemit Rafael, shoqëria shtetërore.
Si pjesë e testit, sistemi zmbrapsi sulmet nga UAV-të, raketat e lundrimit dhe raketat MLRS.
Sistemi i mbrojtjes ajrore Sea Dome është një version i përmirësuar i sistemit Iron Dome dhe është krijuar për të zmbrapsur sulmet me raketa në infrastrukturën detare dhe bregdetare.
C-Dome është planifikuar të vendoset në katër korveta raketore të serisë Saar-6.
Edel Strazimiri / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.