Japonia shet bonot e para klimatike – Mbahet ankandi i parë në botë i këtij lloji
Në Japoni është mbajtur ankandi i parë në botë i bonove të tranzicionit klimatik. Qeveria planifikon të emetojë një total prej 133 miliardë dollarësh gjatë 10 viteve të ardhshme, të ardhurat e të cilave do të përdoren për projekte dekarbonizimi.
Qeveria e Japonisë do të festojë ditën e Shën Valentinit duke e çuar në një fazë të re lidhjen e dashurisë së vendit me “tranzicionin e gjelbër”. Termi i referohet obligacioneve që financojnë investime që nuk janë domosdoshmërisht ‘të gjelbra’ në vetvete, por duhet të rezultojnë në emetime më të ulëta nga sektorët ndotës të ekonomisë. Kjo është një klasë që ka luftuar për të kapur në pjesën më të madhe të botës. Në Japoni, megjithatë, disa nga kompanitë më të mëdha të vendit kanë bërë emetime të mëdha nën etiketën e obligacioneve të tranzicionit.
Tani qeveria japoneze po i bashkohet atyre, me emetimin e parë sovran të këtij lloji. Gjithësesi shuma prej 10.7 miliardë dollarësh e ‘obligacioneve të tranzicionit klimatik’, është larg nga emetimi i parë sovran i borxhit që synon investime miqësore ndaj klimës. Qeveritë nga Brazili në Arabinë Saudite kanë emetuar bono të etiketuara në mënyra të ndryshme si të gjelbra, të qëndrueshme ose të lidhura me qëndrueshmërinë.
Letra me vlerë me emrin zyrtar “Japan Climate Transition Bond” është një instrument financiar që do të përdoret për të dekarbonizuar industrinë e vendit dhe teknologjitë financiare që synojnë reduktimin afatgjatë të emetimeve të dëmshme.
Qeveria planifikon të emetojë një total prej 133 miliardë dollarësh në ‘bono GX’ gjatë 10 viteve të ardhshme, të ardhurat e të cilave do të përdoren për projekte dekarbonizimi që nuk do të kërcënojnë konkurrencën e industrisë japoneze. Këto projekte do të fokusohen kryesisht në prodhimin e baterive, zhvillimin e gjysmëpërçuesve dhe kërkimin e metodave të prodhimit të çelikut duke përdorur hidrogjen.
Tiparet gjeografike të Japonisë, së bashku me varësinë e saj nga industria e rëndë, kanë penguar prej kohësh përpjekjet e vendit për kalimin në energji më të pastër. Këto përpjekje përputhen me angazhimin e Japonisë për të arritur objektivat e saj për reduktimin e gazit serë në vitin 2030 dhe vizionin e saj për neutralitetin e karbonit deri në vitin 2050.
Dorina Kurtaj /SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.