Java mbyllet e qëndrueshme për valutat kryesore!
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë në kuota relativisht konstante nga zbritja e ndjeshme që pësoi një ditë më parë duke u blerë sot me 98.4 lekë dhe duke u shitur me 99.5 lekë.
Monedha europiane vijon të qëndrojë në vlera zbritëse por duke ruajtur disi kuotat e ditës së djeshme duke u blerë sot me 104.7 lekë dhe duke u shitur me 105.4 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Franga zvicerane sakaq ka qëndruar edhe ajo konstante nga dita e enjte duke mos pësuar luhatje të ndjeshme të vlerës teksa blihet sot me 108.1 lekë dhe shitet me 109.2 lekë.
Referuar tregut të brendshëm valutor vetëm Paundi britanik ka regjistruar rritje teksa është blerë sot me 119.5 lekë dhe është shitur me 120.8 lekë nga një ditë më parë duke e mbyllur javën pozitivisht.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.