Java nis negativisht për valutat kryesore – Dollari amerikan rikuperon pikë!
Dollari amerikan e ka nisur këtë javë pozitivisht duke rikuperuar pikë gjatë fundjavës teksa është blerë sot me 94.6 lekë dhe është shitur me 95.5 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Monedha europiane sakaq ka humbur pikë edhe këtë të hënë duke vijuar të dobësohet ndjeshëm sërish teksa është blerë sot me 100.9 lekë dhe është shitur me 101.6 lekë.
Franga zvicerane është dobësuar ndjeshëm gjithashtu pasi krahasuar me javën që lamë pas është blerë sot me 103.3 lekë dhe është shitur me 104.5 lekë.
Paundi britanik ka regjistruar zbritje edhe ai këtë fillim jave duke u blerë sot me 117.7 lekë dhe duke u shitur me 118.8 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.