Java nis pozitivisht për Frangën dhe Dollarin – Vazhdon paqëndrueshmëria në tregun valutor!

Monedha europiane vazhdon edhe këtë javë të ndjekë një kurbë negative në raport me monedhën vendase teksa është blerë këtë mëngjes me 116.2 lekë dhe është shitur me 117 lekë në raport me javën që lamë pas.
Dollari amerikan e ka nisur këtë të hënë pozitivisht por mbetet në kuota jo fort të larta në raport me Lekun teksa blihet sot me 113.7 lekë dhe shitet me 114.8 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Franga zvicerane sakaq është blerë sot me 118 lekë dhe është shitur me 119 lekë duke regjistruar një rënie gjatë fundjavës por e ka nisur javën në vlera pozitive në raport me javën e shkuar.
Paundi britanik nuk ka shënuar luhatje të ndjeshme të vlerës krahasuar me javën e kaluar teksa është blerë sot me 136.7 lekë dhe është shitur me 138.1 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.