Java nis pozitivisht për valutat kryesore!
Dollari amerikan e ka nisur këtë javë pozitivisht pasi ka regjistruar rritje të lehtë të vlerës në raport me javën e kaluar teksa blihet këtë të hënë me 93.2 lekë dhe shitet me 94.7 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Monedha europiane shfaqet e qëndrueshme edhe pse ka shënuar edhe ajo një rikuperim të konsiderueshëm në raport me javën që lamë pas teksa është blerë sot me 103 lekë dhe është shitur me 104.1 lekë.
Franga zvicerane ka pasur edhe ajo një ngjitje të kuotës mëngjesin e kësaj të hëne krahasuar me javën e shkuar teksa blihet sot me 106.3 lekë dhe shitet me 108 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.
Paundi britanik nuk bën përjashtim ndër valutat kryesore duke e nisur edhe ai në rritje këtë javë teksa është blerë sot me 118.4 lekë dhe është shitur me 120 lekë në raport me javën që lamë pas.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.