‘Kërcen’ Dollari amerikan, fiton 1 pikë brenda natës – Rritje e ndjeshme edhe për valutat e tjera

Dollari amerikan ka regjistruar një rritje të fortë prej 1 pikë brenda natës teksa është blerë sot me 116.8 lekë dhe është shitur me 118.3 lekë në raport me një ditë më parë sipas kursit të këmbimit lokal.
Paundi britanik gjithashtu ka shënuar një ngritje të vlerës në raport me ditën e djeshme pasi blihet mëngjesin e sotëm me 137 lekë dhe shitet me 138.5 lekë.
Franga zvicerane ka pasur edhe ajo një rritje të kuotës këtë të martë teksa është blerë sot me 120.8 lekë dhe është shitur me 122.2 lekë duke pasur edhe ajo një fitim prej gati një pikë nga dje.
Monedha europiane ndërkaq vijon të qëndrojë në nivele të qëndrueshme pasi vijon të blihet edhe sot me 116.7 lekë dhe të shitet me 117.4 lekë sikurse edhe një ditë më parë referuar tregut të brendshëm valutor.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.