Kina do promovojë politikat fiskale dhe monetare për të mbështetur stabilizimin e punësimit!
Kina do të fokusohet në zgjerimin e vendeve të punës dhe do të promovojë politikat fiskale, monetare dhe industriale për të mbështetur stabilizimin e tregut të punës.
Këtë e beri me dije gjatë një deklarate për shtyp të enjten Li Zhong, zëvendësministër i Ministrisë së Burimeve Njerëzore dhe Sigurimeve Shoqërore.
Situata e punësimit në Kinë ka mbetur përgjithësisht e qëndrueshme për një kohë të gjatë, por ka pasur presion të vazhdueshëm afatgjatë, tha Li në një konferencë për shtyp në Pekin.
Edel Strazimiri / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.