Kinë, në funksion centrali gjigant lundrues diellor – Rrjeti qendror i energjisë me fuqi prej 650 megavat
Në një sipërfaqe prej 8.67 kilometrash katrorë, Kina ka vënë në funksion termocentralin e saj gjigand lundrues diellor. Rrjeti qendror i energjisë do të ketë një fuqi prek 650 megavat. Ai simbolizon përpjekjet e Kinës për t’u larguar nga përdorimi ndotës i qymyrit për energji dhe shkuarja drejt burimeve të rinovueshme
Kina ka vënë në funksionim të plotë me një lidhje me rrjetin qendror të energjisë një njësi fotovoltaike gjigante lundruese që ka një fuqi prej 650 megavat.
Ky është stacioni më i madh i energjisë diellore lundruese në Kinë, një ndërtim mbresëlënës në një zonë të përmbytur artificialisht. Kjo është zona e një miniere të vjetër qymyri me një sipërfaqe prej 8.67 kilometra katrorë. Ferma e re ndodhet në qytetin Fuyang dhe simbolizon përpjekjet e Kinës për t’u larguar nga përdorimi ndotës i qymyrit për energji dhe drejt burimeve të rinovueshme.
Projekti është grupi i parë i projekteve kombëtare të bazës së magazinimit në shkallë të gjerë në Provincën Anhui dhe në rajonin e Deltës së Lumit të Madh Yangtze, duke integruar menaxhimin e fotovoltaikëve, energjisë së erës, ruajtjes së energjisë, etj.
I gjithë projekti përfshin, përveç centralit, një projekt të energjisë së erës 550 MW dhe një projekt të ruajtjes së energjisë 300 MW/600 MWh, të cilat janë të një rëndësie të madhe në ndërtimin e një ekosistemi të ujit vetë-rregullues. Me 1.2 milionë panele diellore të instaluara, njësia mbulon një sipërfaqe të barabartë me 1300 fusha futbolli.
Vlerësohet se prodhimi i energjisë elektrike mund të arrijë në 700.000 kilovat orë në vit, një sasi e mjaftueshme për të përmbushur nevojat ditore për energji elektrike të afërsisht 700.000 njerëzve. Funksionimi i uzinës pritet të kursejë deri në 220.000 ton karbon dhe të parandalojë emetimet e rreth 580.000 ton dioksid karboni në vit.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.