Konsumi i alkoolit – Shqipëria ndër 3 vendet e fundit në Europë. Rënie me 9.8% në dhjetë vite
Konsumi i alkoolit në BE ka rënë me 0,5 litra midis 2010 dhe 2020. Edhe pse sipas të dhënave ka disa vende ku konsumi është rritur, Shqipëria nuk është një prej tyre.
Sipas të dhënave të OECD dhe OBSH mbi alkoolin dhe shëndetin Shqipëria renditet ndër 3 vendet e fundit përsa i përket konsumit të alkoolit për person e llogaritur për moshat 15 vjeç e lart.
Nga viti 2010 ku Shqipëria ka pasur një konsum mesatar prej 4.88 litra për person, në vitin 2020 Shqipëria ka parë një rënie të konsumit në 4.4 litra për person.
Ndryshimi në konsumin e alkoolit midis 2010 dhe 2020 ka pasur një rënie prej 0.48 litra për person ose e llogaritur ndryshe me 9.8%
Konsumi i birrës për frymë sipas të dhënave të publikuara nga FAO e ka renditur Shqipërinë në vend të 78 nga 181 shtete, me një konsum mesatar vjetor prej 29.19 litrash.
N.Xh / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.