Ksamili futet në rikonstruksion para sezonit – Tendera për rikualifikimin e rrugëve dhe sistemit të kanalizimeve
Një nga destinaciionet turistike më të kërkuara nga turistët e huaj vitin e kaluar, Ksamili, është në proces rikualifikimi. Bashkia e Sarandës ka shpallur tenderin për rikualifikimit të rrrugëve të brendshme
Ndërsa vendi po bëhet gfati për sezonin e ri veror, një nga destinacionet më të kërkuara dhe të frekuentuara të sezonit të kaluar, Ksamili, do t’i nënshtrohet rikualifikimit të rrugëve.
Bashkia e Sarandës ka shpallur tenderin ,me fond limit 25 milionë lekë për shtrimin me asfalt të të gjitha rrugëve të brendshme.
Po ashtu, është hapur edhe një tender tjetër me fond limit 6.7 milionë lekë për përmirësimin e rrjetit të ujërave të ndotura.
Paralelisht me investimet e brendshme nëpër zonat turistike, Agjencia e Bregdetit ka shpallur tenderin për pastrimin e vijës bregdetare të Shqipërisë.
Vitin e kaluar, Shqipëria shënoi një rekord prej 10.5 milionë vizitorësh. Pritshmëritë janë që këtë vit, ky rekord të kapërcehet duke arritur shifrën e 14 milionëve.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.