Kursi i këmbimit/ Rikuperojnë Dollari, Franga dhe Paundi ndërsa monedha europiane bie sërish!
Dollari amerikan ka rikuperuar pikë këtë mëngjes teksa është blerë sot me 102.7 lekë dhe është shitur me 103.5 lekë sipas kursit të këmbimit lokal në raport me një ditë më parë.
Monedha europiane është dobësuar mëngjesin e sotëm pasi krahasuar me ditën e hënë është blerë me 110 lekë dhe është shitur me 110.7 lekë duke vijuar rënien e saj konstante.
Franga zvicerane blihet këtë të martë me 112.9 lekë dhe shitet me 113.8 lekë duke regjistruar kështu një rritje të konsiderueshme të kuotës në raport me ditën e djeshme.
Referuar tregut të brendshëm valutor edhe Paundi britanik ka pasur një rritje të lehtë të vlerës këtë mëngjes teksa është blerë me 126.4 lekë dhe është shitur me 127.6 lekë.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.