Kush janë 10 makinat elektrike që bëjnë më shumë kilometra me karikim të plotë?
Ka gjithnjë e më shumë makina elektrike në mbarë botën. Dhe ky trend nuk mund të ndalet. Të gjithë prodhuesit po punojnë për të përmirësuar performancën e modeleve të tyre elektrike, por vetëm disa arrijnë të dalin nga turma.
Autonomia është një nga elementët më të rëndësishëm në përmirësimin e makinave elektrike. Në vitin 2021, diapazoni mesatar i automjeteve elektrike ishte 349 km ose 216 milje. Si ju duket sot?
Dy vjet janë një kohë e gjatë në industri dhe prodhuesit e kanë shfrytëzuar atë maksimalisht. Për ta vërtetuar këtë, le t’i hedhim një sy 10 makinave elektrike me autonominë më të madhe në treg dhe çmimet e tyre në tetor 2023.
Lucid Air Grand Touring
Autonomia: 830 km/515 milje. Çmimi: 125600 dollarë.
Mercedes Benz EQS
Autonomia: 734 km/456 milje. Çmimi: 145,000 dollarë.
Rivian R1T
Autonomia: 660 km/410 milje. Çmimi: 75000 dollarë.
Tesla Model S
Autonomia: 652 km/405 milje. Çmimi: 85,000 dollarë.
Tesla Model 3
Autonomia: 629 km/390 milje. Çmimi: 40,000 dollarë.
GMC Hummer EV
Autonomia: 613 km/380 milje. Çmimi: 140,000 dollarë.
Hyundai Ioniq 6
Autonomia: 610 km/379 milje. Çmimi: 40,000 dollarë.
BMW iX M60
Autonomia: 566 km/351 milje. Çmimi: 140,000 dollarë.
Tesla Model X
Autonomia: 560 km/347 milje. Çmimi: 88500 dollarë.
Tesla Model Y
Autonomia: 531 km/329 milje. Çmimi: 38000 dollarë.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.