Lejet e ndërtimit rriten me 15% për 2021 në Europë – Spanja zë vendin kryesor, Estonia rast përjashtimor
Në vitin 2021, lejet e ndërtimit përsa i përket sipërfaqes së dobishme të dyshemesë, e matur në miliona metra katrorë; (milion m²) u rritën me 15% në BE (në terma absolutë, +52 milion m²). Kjo rritje pasoi një rënie prej 8% në vitin 2020, viti i pikut të krizës COVID-19.
Lejet e ndërtimit maten edhe në numër banesash, pavarësisht nga madhësia e ndërtesës. Për sa i përket numrit të banesave, lejet u rritën me 16% (+269 000 banesa) në BE pas një rënie prej 5% në 2020.
Midis 2015 dhe 2019, numri i lejeve u rrit mesatarisht me 6% në vit. Pandemia e COVID-19 i ndërpreu këto zhvillime, por me rritjen në vitin 2021 u kompensuan humbjet e vitit 2020.
Në vitin 2021, lejet e ndërtimit (përsa i përket sipërfaqes së përdorimit) u rritën në të gjitha vendet e BE-së me përjashtim të Estonisë (-5%). Megjithatë, kishte dallime të konsiderueshme në rritje ndërmjet Shteteve Anëtare. Spanja (+62%), Greqia (+54%) dhe Malta (+42%) shënuan rritjet më të larta në numrin e lejeve të lëshuara për sa i përket sipërfaqes së përdorimit të dyshemesë. Nga ana tjetër, rritje mjaft të ulëta u regjistruan në Danimarkë (+1%), Gjermani (+2%) dhe Austri (+3%).
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.