Los Angeles prezanton picën rekord – Shije pikante prej 1310 metra katrorë e ndarë në 68 mijë pjesë
Los Angeles po përpiqet të regjistrojë një rekord të shijshëm: “picën më të madhe në botë”.
Bëhet fjalë për një mega-picë prej 1310 metrash katrorë e cila ndahet në më shumë se 68 mijë feta.
Sipas kuzhinierëve që synojnë të hyjë në Librin e Rekordeve Guinness, pica do të dhurohet në bankat e ushqimve për bamirësi lokale.
Për përgatitjen e kësaj pice u përdorën mbi 6 mijë kilogramë brumë, pothuajse 4 mijë kilogramë djathë dhe rreth 635 mijë copa sallami pikant.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.