“Lulëzon” tregu i pasurive të paluajtshme në Dubai – Viti 2022 regjistroi një numër rekord transaksionesh
Tregu i pasurive të paluajtshme në Emiratet e Bashkuara Arave dhe në mënyrë të vecantë ai në Dubai, ka regjistruar një numër rekord transaksionesh gjatë vitit 2022. Një tendencë që sipas ekspertëve do të vazhdojë dhe në vitin 2023. Në vitin 2022 në Dubai janë regjistruar më shumë se 97 mijë transaksione në tregun e pasurive të paluajtshme për një vlerë prej 67.38 miliardë euro.
Pavarësisht perspektivave në nivel global, në 18 muajt e fundit, personat me një pasuri të konsiderueshme, vazhduan të investojnë në Dubai, duke rritur dhe më shumë tregun e luksit. Viti i kaluar shënoi një rritje shumë të madhe të shitjeve: 76% më shumë krahasuar me vitin 2021. Ekspertët sigurojnë gjithashtu s eky vit nuk do të shënojë rritje cmimesh
Ata pohojnë se pjekuria e tregut në sektorin e pasurive të paluajtshme ka ushqyer kërkesën e brendshme, nga apartamentet deri tek vilat, me cmime që në vitin 2023 duhet të jenë të barabartë me ato para pandemisë. Dhe situata aktuale është pikërisht pasojë e rimëkëmbjes pas pandemisë.
Ekspertët këmbëngulin se tregu preku fundin në nëntor të 2020-ës, dhe gjatë pandemisë tregu përjetoi një hov si pasojë e rishitjes së vilave dhe apartamentave. Ndërsa në 12 muajt e fundit ka rinisur dhe shitja e objekteve në fazë ndërtimi.
Ndërkohë është shënuar një numër në rritje i blerësve nga Mbretëria e Bashkuar, Franca, Zvicra dhe Gjermania. Gjithashtu Dubai aktualisht ndodhet në një situatë unike: në vend punojnë shumë të emigruar si dhe ka iniciativa të qeverisë që nxisin rritjen e popullsisë dhe tregun e pasurive të paluajtshme. Në asnjë vend tjetër nuk ka kaq shumë produkte të reja.
Edhe sektori i restoranteve është transformuar dhe aktualisht ka shumë konkurencë. Kjo do të thotë se të gjithë ata që janë pjesë e tij dyhet të henë gati për rinovim, shërbim cilësor, ushqim të mirë dhe koherenca me tendencat globale. Ky është një treg që lëviz shumë shpejt dhe për momentin po lëviz drejt dietës vegane.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.