Maji shënoi ulje të çmimit të ushqimeve – Prodhimi i drithrave në të gjithë botën pritet të reduktohet ndjeshëm
Çmimet e produkteve ushqimore në botë shënuan ulje në maj, për të dytin muaj radhazi, pas rekordit të shënuar në mars. Por sipas FAO, Organizatës së Bujqësisë dhe ushqimit të kombeve të bashkuara, çmimi i drithërave dhe mishit pësoi një rritje të mëtejshme
Indeksi i çmimeve të produkteve ushqimore të Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë, që monitoron mallrat ushqimore më të tregtuara në nivel global, ishte mesatarisht 157.4 pikë muajin e kaluar kundrejt 158.3 për prillin.
Pavarësisht rënies mujore, indeksi i majit ishte ende 22.8% më i lartë se një vit më parë, si pasojë e luftës së shpërthyer në Ukrainë.
Në një vlerësim të veçantë të ofertës dhe kërkesës për drithëra, FAO tha se pritet që prodhimi global i drithërave të reduktohet në sezonin 2022/23 për herë të parë në katër vjet, duke shkuar nga 16 milion ton në nivelet rekorde të vitit 2021 në 2.784 miliard ton.
Ndërsa indekset e çmimeve të qumështit, sheqerit dhe vajit të lulediellit u ulën një vit më parë, indeksi i mishit u rrit për të arritur nivelin më të lartë të të gjitha kohërave; dhe indeksi i drithërave u rrit me 2.2%, me grurin që shënoi një rritje prej 5.6% nga muaji në muaj. Nga viti në vit, çmimet e grurit u rritën me 56.2%
FAO tha se çmimi i grurit u rritën dhe pas vendimit të Indisë për ndalimin e eksporteve, si dhe nga ulja e pritshmërive për prodhimin në Ukrainë pas pushtimit rus.
Indeksi i çmimeve të vajit të lulediellit u ul në 3.5% nga prilli, pjesërisht si pasojë e vendimit të Indonezisë për të pezulluar një ndalim afat shkurtër të eksportit të vajit të palmës.
Indeksi i qumështit gjithashtu ra me 3.5% nga muaji në muaj, me çmimin e qumështit pluhur që u rrit kryesisht për shkak të pasigurive të tregut të lidhura me bllokimet e vazhdueshme si pasojë e infektimeve me COVID-19 në Kinë.
Indeksi i mishit u rrit 0.6% në maj, me çmime të qëndrueshme botërore të mishit të gjedhit dhe rënien e çmimit të mishit të derrit, të kompensuara nga një rritje e madhe e çmimeve të shpendëve.
Duke publikuar raportin e saj të parë për prodhimin global të drithërave, FAO parashikoi rënie për prodhimin e misrit, grurit dhe orizit, ndërsa prodhimi i elbit pritet të rritet. Përdorimi botëror i drithërave parashikohet të reduktohet në 2022/23 me 0.1% nga nivelet 2021/22, në 2.788 miliard ton — tkurrja e parë në 20 vjet.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.