Makina fluturuese është pothuajse një realitet – Me shpejtësi 190 km/orë, porositen 2.850 modelet e para
Alef Aeronautics, një startup i makinave fluturuese në pronësi të SpaceX të Elon Musk, tha se ka arritur në 2.850 porosi për automjetin e tij elektrik futuristik të ngritjes dhe uljes vertikale – eVTOL.
Kompania me bazë në San Mateo, Kaliforni raporton se numri i porosive së fundmi arriti një rekord të ri pasi më parë kishte arritur në 2.500 porosi për automjetin e saj me dy vende, Alef Model A. Klientët mund të kenë akses në porositë paraprake për ‘Modelin Një’ online duke vendosur një depozitë $150 për automjetin. Dhe nuk ka asnjë detyrim: në çdo kohë klienti mund të anulojë porosinë dhe të marrë sërish 150 dollarë.
Alef planifikon t’i tarifojë klientët 300.000 dollarë për Modelin A kur të dalë në treg. Prandaj, duke marrë parasysh 2850 porositë, vlera e përgjithshme e librit të porosive të saj aktualisht i kalon 850 milionë dollarë. Megjithatë, kompania po punon veçmas për një mjet me katër vende, Model Z, i cili pritet të dalë në treg deri në vitin 2035 me çmimin më të përballueshëm prej 35 mijë dollarësh, i barabartë me atë të automjeteve më të lira elektrike.
Modeli A i kompanisë, i prezantuar në Kongresin Botëror të Celularëve në Barcelonë në një format të vogël, i ngjan një makine të vërtetë, me një guaskë rrjetë brenda që mbron rotorët falë të cilëve ajri rrjedh nëpër trupin e automjetit.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.