“Mbështetja për fermerët, jo produktive” – Rrapaj: Të ndryshojë skema, financim për njësi
Muajin e ardhshëm pritet të hapen aplikimet e fermerëve për të përfituar nga subvencionet në bujqësi të administruara nga Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural.
Në një intervistë për SCAN, kreu i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, Agim Rrapaj, shprehet se skema ka nevojë për transformim rrënjësor, duke kaluar nga mbështetja për hektarë apo krerë në rastin e blegtorisë, tek mbështetja për njësi prodhimi, me qëllim që sektori të jetë më konkurrues.
Sipas Rrapaj , sektori bujqësor ka nevojë për 90 milionë euro shtesë mbi buxhetin e miratuar për këtë vit me qëllim që të ofrojë mbështetjen e duhur për fermerët dhe te kontribuojë në zhvillim e rritje të të ardhurave.
Gjatë vitit të kaluar, përmes një akti normativ, buxheti për bujqësinë u rrit me 1.8 miliardë lekë, përtej 3.2 miliardë lekëve që ishte ai fillestar, duke e çuar mbështetjen në rreth 5 miliardë lekë.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.