Medikamente mjekësorë dhe para të padeklaruara – Policia sekuestron rreth 251 mijë euro në Portin e Durrësit
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare, Policia e Shtetit ka njoftuar finalizimin e operacionit të koduar “Fluksi” ku si rezultat janë sekuestruar 251 295 euro dhe medikamente mjekësore.
Arrestohet 58-vjeçari që vinte nga Italia dhe tentoi t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar, paratë dhe medikamentet që kishte fshehur në automjetin e tij nëpërmjet portit të Durrësit.
Shuma e parave dhe medikamentet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Vijojnë hetimet për dokumentimin ligjor të këtij rasti, njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Kontrabanda me mallra të licencuar”.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.