Mete paraqet planin e zhvillimit për Shqipërinë: Në fokus rritja e pagave dhe mbrojtja sociale!
Në prezantimin e tij në Panelin “Projektet” të Kongresit të Europës në Shqipëri, Ministri i Financave Ervin Mete u përqendrua në disa nga tematikat kryesore që drejtojnë politikën ekonomike dhe sociale të vendit. Ky prezantim ka shënuar një moment thelbësor për Shqipërinë, duke theksuar arritjet dhe objektivat për të ardhmen.
Në fillim të fjalës së tij, Ministri Mete u shpreh se kjo është një periudhë e mirë për Shqipërinë, duke e vlerësuar si një fazë të re zhvillimi ekonomik dhe theksoi synimin për të bërë Shqipërinë një pjesë aktive të Europës së Ballkanit.
Ministri vuri në dukje se ekonomia shqiptare po shfaqet në një moment të favorshëm, duke prezantuar synimet për të kthyer këtë rritje ekonomike në mirëqenie të shtuar për qytetarët. “Vitin e ardhshëm presim të kemi më shumë sesa dyfishim të GDP-së në raport me 10 vjet më parë, gjë që përkthehet në më shumë të ardhura për frymë, më shumë mundësi zhvillimi dhe mundësi më të mira për punësim cilësor.”
Në fjalën e tij, Mete përfshiu edhe aspektin e investimeve publike, theksuar financimin e reformave të rëndësishme siç është Reforma në Drejtësi. Buxheti i vitit të ardhshëm do të kalojë në sektorë të tjerë kyçe si arsimi, shëndetësia, mbrojtja, dhe pushteti vendor. Ai theksoi se kjo do të ndodhë duke ruajtur një nivel të ulët të borxhit publik, e cila rrit aftësinë për akses në tregjet financiare ndërkombëtare.
Një pjesë e rëndësishme e fjalës u kushtua zhvillimeve në tregun e punës. Ministri Mete shprehu kënaqësinë për nivelin e ulët të papunësisë dhe rritjen e punësimit. Ai prezantoi planin për rritjen e pagave, duke synuar një pagë mesatare prej 900 euro në sektorin publik deri në mesin e vitit 2024 i cili synon të përmirësojë kushtet e punës dhe të bëjë pagat konkurruese në rajon.
“Vitin tjetër do të avancojmë në mënyrë domethënëse me reformën e rritjes së pagave, duke arritur që prej mesit të vitit 2024, pra duke arritur para kohe, objektivin e një page mesatare 900 euro në sektorin publik. Kosto totale e kësaj reforme do të jetë afro 400 milionë euro dhe presim që kjo reformë domethënëse të jetë shtysë edhe për pagat e sektorit privat.”
Në fund të fjalës, Mete theksoi sukseset në fushën e turizmit, investimeve të huaja direkte, dhe përfitimet nga plani i rritjes së Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor. Ai përfundoi me një angazhim të vazhdueshëm për të ndërtuar një Shqipëri evropiane deri në vitin 2030. “Kemi pasur një sezon të jashtëzakonshëm turistik, që pritet të arrijë mbi 10 milionë turistë deri në fund të vitit dhe gjej rast edhe ta komplimentoj ministren dhe që krahas përmirësimit të imazhit të vendit, po përkthehet edhe në investime të shtuara direkte, ku vetëm për 6 muajt e parë të vitit investimet e huaja direkte ishin afro 700 milionë euro dhe pritshmëritë janë që edhe fundi i vitit të reflektojë një shifër të lartë historike.
Ky prezantim prezanton një vizione të qarta dhe synime konkrete për të ardhmen e Shqipërisë, duke përqendruar zhvillimin ekonomik dhe mbrojtjen sociale si prioritetet kryesore të qeverisë.
E . S / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.