Ministrja Krifca takim me komisionerin e BE për IPARD III: Angazhim maksimal për përthithjen e fondeve të BE-së për bujqësinë

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca ditën e sotme zhvilloi në takim në Bruksel me Komisionerin e Bashkimit Europian Z. Janusz Wojciechowski. Gjatë takimit u diskutua dhe vlerësua ecuria e zbatimit të Programit IPARD II në vendin tonë, si dhe përgatitjet për IPARD III.
Ndërkaq, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural është gati përsa i përket dokumentacionit të nevojshëm për të gjithë procesin e hapjes së programit IPARD III, në Shqipëri. Ky process pritet të vlerësohet edhe nga Komisioni Europian. Sipas Krifcës, ministria që drejton është në angazhim maksimal për përthitjen e fondeve nga Bashkimi Europian në mbështetje të fermerëve dhe bujqësisë në të gjithë nënsektorët e saj.
Ndër të tjera Krifca theksoi se në takimin me komisionerin e BE u diskutua zhvillimi i sektorëve të bujqësisë si dhe orientimin e BE për të mbajtur tregjet e hapura pa barriera, pa ndikimin e luftës në Ukrainë mbi zinxhirin e furnizimit ushqimor, inflacionin dhe rëndësinë e bashkëpunimit rajonal në përballimin me sukses të këtyre sfidave të përbashkëta
Prej dy vjetësh Shqipëria po implementon programin IPARD II të financuar me 94 milionë Euro nga qeveria shqiptare dhe Bashkimi Evropian. Ndërkohë pritet këtë vit të hapet programi IPARD III me një fond prej 146 milionë euro.
Diamila Leka/SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.