Mungojnë studimet për aftësinë digjitale – Merkoçi: Në kartat e identitetit duhet të shtohen elemente sigurie
Në raportin vjetor digjital në Shqipëri u prezantuan të dhënat për rritjen e angazhimit qytetar në axhendën digjitale. Referuar këtyre të dhënave, aksesi në internet i popullatës në Shqipëri është 79.3%.
Nga këta përdorues aksesi në internet që përdoret nga telefonat celularë është 98.7% ndërsa për laptop e kompjutera 22.8%, e më pak me tablet 8.8%.
Ndërkohë sulmet kibernitike vitin që lamë pas treguan më së miri se sa i pasigurt ishte sistemi si dhe sa të aksesueshme ishin të dhënat e qytetarve.
Në raportin e publikuar nga Lëvizja Mjaft, në epokën e digjitalizimit nuk ka ende një studim mbi aftësimin digjital të qytetarëve shqiptarë, përveçse INSTAT konstaton 51.1% të grupmoshës 65-74 vjeç nuk kanë përdorur kurrë internetin.
Ndonëse janë mbi 1200 shërbime online në platformën e-Albania, ende nuk ka asnjë politikë e cila targeton moshën e mesme ose të tretë për aftësimin digjital.
Diamila Leka/ SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.