Nafta, e qëndrueshme pranë 92 dollarë – Mundësia për recesion do të dëmtojë edhe kërkesën për “arin e zi”
Nafta po ndryshon minimalisht në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët janë në pritje të takimit të Rezervës Federale, e cila do të rrisë normat e interesit për të mbajturt nën kontroll inflacionin. Por, shtrëngimi i politikave monetare pritet të ngadalësojë ekonominë më të madhe në botë dhe për rrjedhojë edhe kërkesën për naftë.
Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 92 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 86 dollarë për fuçi. Gjatë ditëve të fundit, nafta është gjendur nën presion edhe nga forcimi i dollarit amerikan, pasi një dollar më i fortë i bën lëndët e para të denominura në këtë monedhë të të shtrenja për zotëruesit e monedhave të tjera.
Ndërkohë, rezervat e naftës në SHBA parashikohet të jenë rritur me rreth 2 milionë fuçi gjatë javës që u mbyll më 16 shtator, sipas një sodazhi të Reuters. Në fokus të tregjeve do të jetë edhe Irani, pasi ministri i jashtëm francez deklaroi se është në dorën e Teheranit zyrtar për të rikthyer marrëveshjen e vitit 2015.
Në anën tjetër, sipas një dokumenti i brendshëm të OPEC+, grupi dështoi të realizojë objektivin për të rritur prodhimin me 3.583 milionë fuçi naftë në ditë, gjatë muajit gusht.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.