Në 51 vendime, KPP zgjidh 60 ankesa – Për çfarë ankohen më shumë operatorët ekonomikë në tendera?
Komisioni I Prokurimeve Publike ka pasqyruar ankesat për muajin shkurt në Buletinin Mujor duke arritur në konkluzionin se janë regjistruar 60 ankesa.
Duke ju referuar të dhënave të buletinit ankesat janë adresuar 25 për Dokumentet Standarde të Tenderit dhe 35 për Vlerësim Ofertash.
Por për tu ndalur në ankesat sipas llojit të kontratës ato ndahen në 7 për punë publike, 29 për mall si dhe 14 për shërbime.
Por si paraqitet gjeografia e ankesave në qarqe?
Qarku i Tiranës ka regjistruar 36 ankesa, më pas ai i Durrësit 8 të tilla. Në qarkun e Fierit janë adresuar 7 ankesa, ndërsa ai i Vlorës 4 të tilla për t’u ndalur në Dibër me 2 ankesa. Qarku I Elbasanit, Korçës dhe i Gjirokastrës kanë nga një ankesë përkatësisht.
Për t’u ndalur në 51 vendimet e Komisionit të Prokurimit Publik, që ka shqyrtuar dhe zgjidhur 60 ankesa të pqaraqitura nga operatorët ekonomik. Ndërsa vendimarrje themeli që janë në fazën e procesit për të cilën është paraqitur ankimi, 22 vendime janë marrë për ankesa në Dokumentet Standarde të Tenderit, 38 për fazën e vlerësimit të ofertave.
Diamila Leka/ SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.