Në Tiranë u regjistruan mbi 198 mijë subjekte për taksën e pasurisë – Cilat janë bizneset që kanë shënuar regjistrimet më të mëdha gjatë 2023?
Rreth 198500 subjekte aktive janë regjistruar në 2023 për taksën e pasurisë në qarkun e Tiranës. Referuar të dhënave të Open Data Tirana, rreth 125 mijë individë të cilët janë regjistruar për taksën e pasurisë, duke shënuar dhe numrin më të lartë. Por krahasuar mes biznesit të madh e të vogël, ky i fundit ka numër më të lartë të regjistrimeve për taksën e pasurisë, duke arritur në 35 mijë.
Ndërsa biznese të mëdha të cilët janë regjistruar janë 21 mijë, gjithashtu e biznese të kategorizuara VIP arrijnë shifrën e 7.800 bizneseve, ndërsa për kategorinë të tjerë janë rreth 10 mijë.
Por çfarë do të ndryshoj me taksën e pasurisë?
Vitin e kaluar, qeveria nxorri për konsultim publik projektligjin për taksimin e pasurive të paluajtshme, në të cilën parshikohet që taksae ndërtesës të variojë nga 0.1%-0.2%. Ndërkohë, që kjo formulë parashikohet se do të nis të zbatohet në vitin 2026, por që pjesë e draftit është taksimi I tokës truall, tokës bujqësore, njësive të biznesit etj.
Sipas të dhënave, rreth 46% e të ardhurave nga taksa për pasuritë e paluajtshme mblidhen në bashkitë Tiranë, duke nënkuptuar dhe numrin më të lartë të ndërtesave, njësive të biznesit. Bashkia Durrës renditet e dyta, më pas Bahskia Fier, Elbasan dhe Vlorë.
Diamila Leka/ SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.