Nënshkruhet marrëveshja për heqjen e vizave me Azerbajxhanin – Mundësi të reja për turizëm, zhvillim ekonomik dhe bashkëpunime mes dy vendeve
Zëvendësministëri në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Besart Kadia nëpërmjet një publikimi në faqen zyrtare ka bërë me dije se gjatë ditës së sotme është nënshkruar në Baku marrëveshja për heqjen e vizave për qytetarët shqiptar që udhëtojnë drejt Azerbajxhanit.
“Mirëpresim hapin e ri për lëvizje pa viza drejt Azerbajxhanit, që hap mundësi të reja për turizëm dhe zhvillim ekonomik dhe bashkëpunime mes dy vendeve tona, duke forcuar lidhjet ndërkombëtare” njoftoi Kadia.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.