Nga Presidenca, te Nënë Tereza, 240,000 prona publike pa regjistruar – Artan Lame prezanton Regjistrin e Institucioneve Shtetërore. I japim fund vjedhjeve
Përmes një dalje publike, Kreu i Kadastrës Artan Lame ka prezantuar regjistrin e pronave shtetërore ku do listohet çdo objeket në pronësi të institucioneve publike. Ai tha se qindra e mijëra prona shtetërore nuk rezultojnë të regjistruara në Kadastër, fakt që është përdorur në vite për vjedhjen e shumë prej tyre. Ai tha se abuzimet më të rënda janë hasur në institucionet që kanë shtrirje të madhe në territor, sicc janë Ministria e Mbrojtjes, e Shëndetësisë apo e Arsimit.
Lame tha se deri tani është bërë e mundur regjistrimi në Kadastër i 20 mijë objekteve në pronësi të institucioneve shtetërore, ndërkohë që procesi do vijojë me hedhjen në regjistër të secilës prej tyre.
Lame u bëri thirrje Përfaqësuesve të Institucioneve publike, të fillojnë identifikimin e pronave të institucioneve të tyre dhe të presin grupet e punës së kadastrës që do bëjnë të mundur regjistrimin e objekteve.
Lorenc Rabeta / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.