Pagesat në kohë reale, projekti më i ri i bankingut modern – Brumbulli: Banka e Shqipërisë do të përshtasë modelin italian
Edhe pagesat elektronike me kartë apo online kanë problemin e vet. Paratë nga blerësi tek shitësi nuk kalojnë në kohë reale. Ky është një shqetësim i cili krijon jo pak probleme për bizneset.
Por në vendet perendimore ky shqetësim është tejkaluar. Tashmë është ndërtuar sistemi “instand payment”. Spiro Brumbulli, sekretar i përgjithshëm i Shoqatës Shqiptare të Bankave tha për Ekopuls në SCAN tv se në këtë drejtim ka lajmë të mira. I njëti model pritet të zbatohet edhe për Shqipërinë.
Në vendin tonë pagesat me kartë dhe forma të tjera online kanë njohur një rritje të konsiderueshme përgjatë viteve të fundit. Kalimi i fondeve në kohë reale do të ishte një nxitje më shumë për ti përdorur gjerësisht këto kanale pagesash.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.