Paralajmërimi i SHBA: Pasoja të rënda për vendet që prishin rendin ndërkombëtar ekonomik!

“Integrimi ekonomik është armatosur nga Rusia”. Është kjo deklarata e fortë e sekretares amerikane për thesarin Janet Yellen, e cila paralajmëroi se Shtetet e Bahskuara ë Amerikës do të reagojnë ashpër ndaj vendeve që prishin rendin ndërkombëtar ekonomik. Ajo i bëri apel të gjitha vendeve që të bashkohen në dënimin dhe kundërshtimin e luftës së Rusisë në Ukrainë.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës po ushtrojnë presion për rritjen e lidhjeve tregtare me Korenë e Jugut dhe aleatët e tjerë të besuar për të përmirësuar qëndrueshmërinë e zinxhirëve të furnizimit dhe për të shmangur manipulimet e mundshme nga rivalët gjeopolitikë, u shpreh Yellen për agjencinë e lajmeve Reuters.
Ajo theksoi se ishte optimiste nga bisedat me homologët koreanë për vendosjen e një kufiri për çmimin e naftës ruse. Yellen tha se do të bisedonte për këtë cështje me zyrtarë të lartë në Seul.
Yellen ndodhet në Korenë e Jugut në fazën e fundit të vizitës së saj 11-ditore në rajonin Indo-Paqësor.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.